image Cakaj nesër takohet me Konjufcën, një vit më parë Vetëvendosje e quante njeri me qëndrime të rrezikshme për Kosovën

Kosovë

Vizitë/ Cakaj nesër takohet me Konjufcën, një vit më parë Vetëvendosje e quante njeri me qëndrime të rrezikshme për Kosovën

news image

Nesër në Kosovë, do të vijë për vizitë ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ku pritet të takohet me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Glauk Konjufcën.

Para se Cakaj të emërohej në krye të ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, ai ishte anëtarë në Lëvizjen Vetëvendosje, i cili ishte larguar për shkak të qëndrimëve të ndryshme që mbante.

Vetëvendosje ishte kundër emërimit të Gent Cakajt si ministër i Qeverisë Rama.

Lëvizja Vetëvendosje në komunikatën e lëshuar me 10 janar të vitit 2019, akuzonte Gent Cakajn si njeri me qëndrime të rrëzikshme për Kosovën sepse mbronë idenë e Thaçit për copëtimin e Kosovës.

“Në datën 11 janar 2018, në intervistën e dytë të Cakajt në Klan Kosova me Baton Haxhiun, sqarohen disa qëndrime edhe më të rrezikshme. Aty ai mbron me të gjitha kapacitetet që ka idenë e Thaçit për copëtimin e Kosovës. Ai shkon aq larg sa merret edhe me ndarjen e aseteve të Trepçës, por përdor edhe shprehje si “Veriu i Mitrovicës, nëse mbet në Kosovë”. Ai lë të nënkuptohet se nuk është kundër copëtimit të veriut dhe instalimit të një forme të “Zajednicës” në pjesët e tjerat të vendit”, thuhej në komunikatën e Vetëvendosjes.

Një vit më parë, Vetëvendosje, emërimin e Gent Cakajt si ushtrues detyre i Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë e konsideronte krejt të pavend dhe e quante si ministër i Baton Haxhiut, shkruan Gazeta Sinjali.

“Republikës së Shqipërisë nuk i duhen ministra të Baton Haxhiut dhe Hashim Thaçit”, ishte tema e komunikatës së Vetëvendosjes kur Edi Rama kishte emëruar Gent Cakajn si ushtrues detyre në Ministrinë e Jashtme.

Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti, i pyetur nga gazetarët në shkurt të vitit të kaluar, se “Çfarë raportesh do të vendosen mes Kosovës dhe Shqipërisë vendosja e Gent Cakajt në krye të ministrisë së Jashtme”, Kurti ishte përgjigjur se Cakaj shpërtheu si rrena.

“Gent Cakaj shpërtheu si rrena, unë besoj që ka njerëz më cilësor, më të ditur dhe më patriotë që të jenë në pozitën e ministrisë së jashtme të Shqipërisë”, kishte thënë Kurti.

Kujtojmë që Cakaj përmes një bisede telefonike me Konjufcën, i ka uruar këtij të fundit marrjen e detyrës së re, teksa ka thënë se janë shprehur të gatshëm që të bashkëpunojnë fuqishëm njëri me tjetrin./ Gazeta Sinjali/