Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka kritikuar qasjen e UNESCO-s ndaj Kosovës.
Cakaj ka theksuar se një organizatë si UNESCO, që synon të arrijë universalizimin, nuk mund të mos ketë pjesë të saj një shtet të pavarur me potencial të lartë, si për këtë organizatë në përgjithësi, ashtu edhe për rajonin e Ballkanit në veçanti.
“Kosova si shteti më i ri i pavarur në Evropë, është një vend me potencial të jashtëzakonshëm, i cili nuk duhet të shmanget dhe nuk duhet të përballet më me fushatën çorientuese të Serbisë kundër saj. Refuzimi i aplikacionit të Kosovës ishte gabim historik!”, ka shkruar Cakaj në Twitter.
Pranimi i Kosovës, është shteti që më së shumti në rajon promovon të drejtat e minoriteteve dhe të trashëgimisë kulturore të minoriteteve.