Minisitri i Punëve të Jashtme të Shqiperisë, Gent Cakaj, mori pjesë në aktivitetin e zhvilluar për 70 vjetorin e themelimit të Këshillit të Evropës, raporton Gazeta Sinjali.
Nepërmjet një postimi në rrjetin social facebook, Cakaj ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian është i një rëndësie të madhe.
“Nënvizuam fuqishëm faktin se anëtarësimi i Republikës së Kosovës në këtë organizatë nuk është vetëm jashtëzakonisht i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve të saj, por edhe një vlerë e shtuar për vetë Këshillin e Evropës”, ka shkruar ai.
Cakaj u shpreh poashtu se Shqipëria nuk është vetëm një përqafuese e vlerave të Këshillit të Evropës, por edhe një kontribuuese përmbajtjesore e tij.
“Veçanërisht gjatë kryesisë së OSBE-së 2020, Shqipëria do të punojë ngushtësisht me Këshillin e Evropës në shërbim të mbrojtjes së drejtave të njeriut e promovimit të lirive themelore”, shprehet Cakaj./Gazeta Sinjali/