Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist sonte ka mbushur muret e qytetit me mbishkrime feministe të cilat shpërfaqin dhunën sistemike ndaj vajzave dhe grave.
Këtë e kanë bërë të ditur nëpërmjet një komunikate për media ku kanë theksur se këto mesazhe janë dhënë si shenjë revolte dhe solidariteti ndaj çdo shtypjeje.
Postimi i plotë:
Sonte aktivistet nga qyteti i Vushtrrisë bashkë me Kolektivin për Mendim dhe Veprim Feminist mbushën muret e qytetit me mbishkrime feministe të cilat shpërfaqin dhunën sistemike ndaj vajzave dhe grave.
Duke e njohur shumësinë e formave të shtypjes së grave në kushtet e patriarkalitetit, aktivistet dhanë mesazhe revolte dhe solidariteti në luftën kundër çdo shtypjeje./Gazeta Sinjali/