image Cafu befason të gjithë, zgjedh fituesin e Topit të Artë

Futboll

Deklarata/ Cafu befason të gjithë, zgjedh fituesin e Topit të Artë

news image

Kampioni i botës me Brazilin, Cafu, ka folur në lidhje me talentin e lojtarit të Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold.

Ish-mbrojtësi i krahut të djathtë te i riu i Liverpooli sheh karakteristikat e tij. Cafu shkon dhe më tej, kur thotë se pret që Arnold ta fitojë Topin e Artë.

“Mendoj se Alexander-Arnold është një nga më të mirët e botës, nuk kam asnjë dyshim për diçka të tillë. Ai është një lojtar fantastik dhe mund të them se ka karakteristika që kisha dhe unë”

“Mendoj se i ka të gjithë mundësitë për të fituar Topin e Artë në të ardhmen”, tha Cafu.

Një vlerësim fantastik për djaloshin që po jeton një ëndërr të madhe, pasi ka fituar Ligën e Kampionëve dhe me shumë mundësi do ta fitojë edhe kampionatin anglez. /Gazeta Sinjali/