image Burrit në Skenderaj ia zënë miqtë derën, gruaja ankohet për vjehrrën: Dua të ndahem pas 10 vitesh, s'mund ta duroj

Siguri

Burrit në Skenderaj ia zënë miqtë derën, gruaja ankohet për vjehrrën: Dua të ndahem pas 10 vitesh, s’mund ta duroj

news image

Rastet e dhunës në familjet kosovare janë rritur me të madhe. Një ngjarje e tillë ka ndodhur edhe në fshatin Kosterc të Skenderajt, ku një burrë ka raportuar se është ballafaquar me miqtë e tij, të cilët i kanë shkuar të shtëpia, pas një mosmarrëveshje në familje.

Siç mëson Sinjali, Policia është njoftuar për të intervenuar dhe për të mos eskaluar situata më tutje. Pasi patrulla policore ka shoqëruar palët e përfshira në stacion policor, kanë dalë detaje të reja nga rasti.

Gruaja e ankuesit, gjatë intervistimit ka deklaruar se burri i saj po e përkrah nënën e tij të moshuar, e cila sipas saj e ofendon me fjalë të rënda. Kjo ka bërë që ajo ta njoftojë familjen e saj për të shkuar siç ka deklaruar ajo “në përkrahje të saj”.

Në dëshminë e saj të dhënë para hetuesve ajo po ashtu është shprehur se vjehrra e saj i shkakton dhunë psikike, prandaj ajo është shumë e shqetësuar dhe dëshiron të ndahet nga bashkëshorti pas 10 viteve martesë.

Sipas burimeve të Sinjalit, Prokurori është njoftuar për rastin dhe ka udhëzuar që të iniciohet si “dhunë në familje”, ndërsa gruaja bashkë me fëmijët e saj të dërgohet në strehimore.

/GazetaSinjali/