image Vau i Dejës, 50-vjeçari vret ish-partneren me kallashnikov

Shqipëri

Vau i Dejës, 50-vjeçari vret ish-partneren me kallashnikov

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 16:45 në fshatin Nënshat të Bashkisë Vau i Dejës.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se një 50-vjeçar ka vrarë me një automatik të tipit kallashnikov ish-bashkëjetuesen e tij. Mësohet se viktima është shtetasja Xhuliana Topalli, 40 vjeçe, ndërkohë që autori i vrasjes, Niko Hila, rreth 50-vjeç, ndodhet në spital.  

Forcat e rendit ndodhen në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e krimit.

Deklarata e policisë

Më datë 09.01.2022, rreth orës 16:44, në fshatin Nenshat, Bashkia Vau i Dejës, në rrethana ende të paqarta shtetasi N. H., rreth 50 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri ish bashkëjetuesen e tij, shtetasen Gj. T., 40 vjeçe.

Shtetasi N.H pas krimit dyshohet se ka tentuar të vrasë veten dhe për pasojë ka mbetur i plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Shkodër.

Motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë janë ende të paqarta, ndërsa detaje të tjera priten të bëhen të ditura në vijim.

/GazetaSinjali/