image Burri rrah gruan e tij në Vushtrri

Siguri

Burri rrah gruan e tij në Vushtrri

news image

Me 7 nëntor, një grua nga fshati Bruznik i Vushtrrisë ka qenë viktimë e dhunës fizike nga bashkëshorti i saj, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali, të afërm me të kanë thënë se gruaja është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj pas një mosëmarrëveshje që kanë pasur.

Përveç dhunës fizike, në mënyrë që ta parandalojë raportimin e rastit në polici, bashkëshorti ia ka thyer edhe telefonin.

Mirëpo sipas familjarëve, sinjalizues të Gazetës Sinjali, gruaja me 10 nëntor të këtij viti ka shkuar dhe e ka raportuar ngjarjen në polici dhe se policia është duke u marrë me këtë rast. /Gazeta Sinjali/