image Burri që tha se nuk e ka dhunuar gruan por vetëm ia ka dhënë "disa shuplaka": Nesër vetëdorëzohem në Polici

Siguri

Burri që tha se nuk e ka dhunuar gruan por vetëm ia ka dhënë “disa shuplaka”: Nesër vetëdorëzohem në Polici

news image

Sot në Gazetën Sinjali u lajmërua personi që po kërkohet nga Policia, si i dyshuar për “dhunim”, Sadat Fejzi. I njëjti tha se nuk e ka dhunuar gruan, por vetëm “ia ka dhënë dy-tri shuplaka”, për shkak të disa mosmarrëveshjeve. Nuk ka shkuar shumë, kur Fejzi i ka thënë Gazetës Sinjali se nesër në mëngjes do të dorëzohet në Policinë e Kosovës.

“Nesër në mëngjes jam në Polici dhe do ta merrni vesh saktë ngjarjen”, tha ai. Kur u pyet se pse nuk është vetëdorëzuar deri më tani, ai tha se “se i kanë kap edhe disa armë në shpi, ky ka qenë qëllimi”.

Në deklaratën e tij për Sinjalin, Fejzi tha se “nuk dhunohet gruaja e kurorëzuar”, ndërkaq dhuna që tha se e ka ushtruar ndaj gruas së tij, me “disa shuplaka”, siç duket nuk çon peshë për të.

 “Kush e dhunon gruan e kurorëzume, këtë mbane mend. Para një jave ka ndodhë disa mosmarrëveshje, ja kom jep nashta nja dy tri shuplaka, jo më shumë. Edhe dikush e ka lajmëru Policinë. Mu shumë më njohin, kom qenë drejtor i televizionit Dardania“, tha Fejzi për Gazetën Sinjali.

Policia të njëjtin njoftoi se po e kërkon, por ky i fundit tha se është në bashkëbisedim me këtë institucion.

Fejzi i tha Sinjalit se ngjarja ka ndodhur më 9 gusht në fshatin Mogillë komuna Kllokot, por që nuk ka ndodhur rasti i dhunimit.

Duhet me sqaru këtë lajm. Unë në Kosovë jom. Fjala dhunim është shumë e madhe. Unë jom në bashkbisedim edhe me Policinë. Gruaja është dërguar në qendrën sociale”, shtoi tutje ai për Sinjalin.

Rastet e dhunës në familje po rriten, duke rritur kështu në të njëjtën kohë pasigurinë për gratë në Kosovë. Ngjarja tragjike që ndodhi në Ferizaj, ku një 18-vjeçare dyshohet se u vra nga dy persona, ka tronditur gjithë vendin, duke alarmuar për situatën që ndodhen gratë në Kosovë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/