image Burri nga Shqipëria ia vë flakën gruas me benzinë, por digjet edhe vetë

Shqipëri

Burri nga Shqipëria ia vë flakën gruas me benzinë, por digjet edhe vetë

news image

Gjirokastra është tronditur në mesnatë, kur një burrë dyshohet se ka tentuar të djegë me benzinë gruan e tij dhe nga flakët është lënduar edhe vetë.

Mediat në Shqipëri raportojnë se i dyshuari është Panajot Janaqi.

Për shkak të lëndimeve që ka marrë, bashkëshortja e tij është dërguar në reanimacionin e spitalit të Gjirokastrës.

Edhe vetë Janaqi është në spital, në repartin e djegie-kirurgjisë për shkak të plagëve që ka marrë, ndërsa policia ka komunikuar arrestimin e tij.

Kanë qenë banorë të fshatit Këllëz ata që kanë ndërhyrë për të parandaluar këtë konflikt në familje, që ka përfunduar me pasoja për çiftin e bashkëshortëve.

Njoftimi i policise:

Arrestohet në flagrancë një shtetas për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirikastër arrestuan në flagrancë shtetasin P. J., 72 vjeç, banues në fshatin Këllëz, Gjirokastër, pasi ky shtetas për motive të dobëta ka djegur me lëndë djegëse(benzinë) bashkëshorten e tij, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjitrokastër për Veprime të mëtejshme./Gazeta Sinjali/