image Burri nga Podujeva rrah gruan e tij e bën për spital, prangoset nga policia

Siguri

Burri nga Podujeva rrah gruan e tij e bën për spital, prangoset nga policia

news image

Rastet e dhunës në familje janë të shpeshta në vendin tonë, kurse viktimë e kësaj dhune janë gratë që sulmohen fizikisht nga burrat e tyre, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në Podujevë ku policia ka arrestuar një burrë, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

 Policia ka njoftuar se para sulmit i dyshuari dhe viktima kanë pasur mosmarrëveshje verbale mes vete.

Viktima pas sulmit për shkak të lëndimeve të marra është dërguar për në QKUK, ku dhe po vazhdon trajtimin.

 Ndërkaq i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/