image Burri nga Malisheva e thyen karantinën, del me veturë, por Policia i del dhe e arreston në Rahovec - Sinjali

Raporti/ Burri nga Malisheva e thyen karantinën, del me veturë, por Policia i del dhe e arreston në Rahovec

news image

Një burrë nga Malisheva e ka thyer karantinën gjatë ditës së djeshme.

Ai është arrestuar dje rreth orës 14:30, pasi siç njofton Policia, kishte dalë me veturë nga Malisheva, e cila është futur në karantinë me vendim të qeverisë, duke shkuar në Rahovec

“Rahovec, Malishevë 05.04.2020 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili nga njësiti policor me veturën e tij është hasur jashtë zonës së Malishevës  zonë e cila  me vendim të qeverisë  është në izolim – karantinë”, njofton Policia në raportin 24-orësh.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit ai është liruar në procedurë të rregullt dhe është kthyer në Malishevë me përcjellje të Policisë. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin