image Burri në Prishtinë ushtron dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e kap për fyti - arrestohet

Siguri

Burri në Prishtinë ushtron dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e kap për fyti – arrestohet

news image

Rastet e dhunës në familje sa vijnë e shtohen përditë e më shumë. Vazhdimisht gra nga qytete të ndryshme të Kosovës raportojnë në Polici dhunën psikike e fizike që përjetojnë nga bashkëshortët e tyre, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në Prishtinë, ku një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Sinjali mëson se rastin në Polici e ka denoncuar gruaja e cila ka deklaruar se është rrahur nga bashkëshorti i saj, i cili e ka kapur për fyti.

Me të marrë informatën, njësitë policore kanë dale në vendin e ngjarjes ku kanë arrestuar të dyshuarin, i cili më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ndaj të njëjtit të nisin hetimet për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

/GazetaSinjali/