image Burri në Prishtinë ngacmon seksualisht dy gra

Siguri

Burri në Prishtinë ngacmon seksualisht dy gra

news image

Policia e rajonit të Prishtinës dje ka arrestuar një person, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy gra dhe një tjetre ia ka keqpërdorur emrin duke marrë mbushje telefoni në emër të saj.

Rasti sipas Policisë ka ndodhur në rrugët “Rexhep Krasniqi”, “Ndue Përlleshi” dhe “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Me 10.11.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar , nën dyshimin se i njëjti përmes telefonit i ka ngacmuar seksualisht dy viktima femra kosovare ndërsa viktimës tjetër femër kosovare, duke e shfrytëzuar emrin e saj përmes telefonit ka marr transaksione-mbushje telefonike në vlera të ndryshme  nga të afërmit e saj,  si provë materiale i është sekuestruar telefoni. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është  dërguar në mbajtje”, bëri të ditur Policia.

/GazetaSinjali/