image Burri në Hajvali sulmon fizikisht një person të mitur, përfundon në ndalim policor

Siguri

Burri në Hajvali sulmon fizikisht një person të mitur, përfundon në ndalim policor

news image

Një person i mitur në fshatin Hajvali të Prishtinës ka përfunduar në spital mbrëmë si pasojë e lëndimeve që ia shkaktoi një i rritur i cili dyshohet se për motive ende të panjohura e ka sulmuar fizikisht, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se i mituri është dërguar atje për ndihmë mjekësore pasi kishte lëndime trupore të cilat i ishin shkaktuar nga dhuna.

Ndërkohë rasti është denoncuar edhe në Polici, me ç’rast është arritur që të arrestohet i dyshuari 35-vjeçar i cili më pas u shoqërua në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

/GazetaSinjali/