image Burri i shtrirë pa ndjenja në Elbasan, rrethohet nga Policia dhe ndihma e parë

Rajon

Shqipëri/ Burri i shtrirë pa ndjenja në Elbasan, rrethohet nga Policia dhe ndihma e parë

news image

Një burrë është gjetur i shtrirë dhe pa ndjenja anës rrugës në Elbasan të Shqipërisë.

Burri rreth të 50-ave është vënë re nga kalimtarë të rastësishëm në ansin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Mengël.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forca të Policisë, policia ushtarake si dhe ndihma e shpejtë e urgjencës.

Shkaqet janë të panjohura, çka ka bërë që të spekulohet se burri mund të ketë qenë i prekur nga koronavirusi, kjo për arsye edhe se ai nuk ka patur shenja dëmtimi në trup.

Pritet dalja e analizave dhe përcaktimi i shkaktut.