Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë pasi kishte rrahur bashkëshorten e tij.
Burri gjatë sulmit fizik i kishte shkaktuar gruas së tij lëndime të rënda trupore.
Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, njofton policia
I dyshuari ishte në gjendje të dehur. Me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës. /Sinjali/