Një 48-vjeçare është hedhur në një grykë në Malsinë e Madhe, ku si pasojë dyshohet se ka humbur jetën.
Viktimën fillimisht e denoncoi si të zhdukur në Polici burri i saj. Sh. H., 48 vjeçare ishte larguar nga banesa në orët e para të paradites së datës 24.12.2021 dhe nuk ishte kthyer më.
Pas kontrollit në territorin e fshatit Meshqerraj, në afërsi të një gryke (shpellë) janë gjetur telefoni i saj dhe një fletore.
Sipas Policisë, për shkak të territorit të vështirë nuk u bë e mundur gjetja e saj dhe kërkimet janë ndërprerë, pasi pritet që në vendin e ngjarjes, në orët e para të mëngjesit të mbërrijë edhe forcat e RENEAS dhe FNSH-së me mjete të specializuara për të bërë të mundur gjetjen e trupit.