image ‘Burrat dhe gratë, të barabartë’, talebanët ndalojnë martesën me detyrim

Botë

‘Burrat dhe gratë, të barabartë’, talebanët ndalojnë martesën me detyrim

news image

Guerrilasit talebanë njoftuan të premten ndalimin e martesave të detyruara për gratë në Afganistan, një lëvizje kjo që mund të përmbushë kriterin që komuniteti ndërkombëtar e konsideron një parakusht për njohjen e qeverisë së tyre.

Lëvizja u njoftua nga lideri i fshehur i talebanëve, Hibatullah Akhunzada, një klerik i zgjedhur si kryetari suprem i grupit e që mendohet se aktualisht ndodhet në qytetin jugor të Kandaharit.

Ajo vjen në një kohë kur varfëria po rritet në Afganistan pas tërheqjes së trupave të Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s.

Që prej atëherë, qeveritë e huaja kanë ndalur fondet që kanë qenë një gur themeli për ekonominë afgane.

Si burrat ashtu edhe gratë duhet të jenë të barabartë dhe askush nuk mund të detyrojë gratë të martohen me forcë ose nën presion”, thuhet në vendimin e talebanëve.

/GazetaSinjali/