image Burim Berisha për pak nuk fiton, Fushë Kosova shkon në balotazh

Burim Berisha për pak nuk fiton, Fushë Kosova shkon në balotazh

news image

Sot janë mbajtur zgjedhjet lokale në Kosovë, ku është votuar për kryetarin dhe një asamblist të komunës, raporton Sinjali.

Numërimi i votave nga KQZ ka përfunduar në komunën e Fushë Kosovës

Sipas rezultateve të fundit, në këtë komunë në raundin e parë të zgjedhjeve i pari ka dalë kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Burim Berisha me 49,96 për qind të votave.

Në anën tjetër, i dyti është radhitur Enver Bajçinca  me 25,33 për qind të votave, e i treti Rrahim Tërnava me 22,39 për qind.

/GazetaSinjali/