image Burg për babain që rrahi vajzën pse po pinte duhan

Kosovë

Drejtësi/ Burg për babain që rrahi vajzën pse po pinte duhan

news image

Gjykata ka vendosur masën e 30 ditëve paraburgim ndaj të dyshuarit në Prizren që rrahu vajzën e tij.

Arsye e rrahjes besohet të jetë pasi që i njëjti e kishte vërejtur vajzën e tij duke pirë duhan.

Në ato momente, ai kishte rrahur me grushte vajzën e tij.

Sipas Gjykatës, i dyshuari mbrëmjen e 1 shtatorit të këtij viti në shtëpinë e tij në Prizren i kishte shkaktuar lëndime trupore vajzës së tij me iniciale K.K. pasi e kishte vërejtur duke konsumuar cigare. Ai pasi ishte fjalosur me të bijën e kishte goditur në mënyrë të befasishme me grushte në rajonin e fytyrës, duke e detyruar që të qëndroj e ulur derisa e sulmonte në vazhdimësi.

Pasi kërkohet ndihmë nga policia, i pandehuri i acaruar me këtë veprim kërkon të dijë se kush e kishte njoftuar policinë, duke i’ u drejtuar me fjalë fyese, me ç’ rast tek e dëmtuara shkakton keqtrajtim psikologjik dhe fizik, të cilat rezultojnë me lëndime të lehta trupore, përkatësisht gjakderdhje në regjionin e hundës dhe lëndime në pjesë të ndryshme të trupit, thuhet në njoftimin e gjykatës./ Sinjali/