image Burdushi lirohet nga paraburgimi

Kosovë

Drejtësi/ Burdushi lirohet nga paraburgimi

news image

Hysri Peqani, i njohur si ‘Burdushi’ është liruar sot nga paraburgimi.

Lajmin për lirimin e tij e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, avokati i tij, Asdren Hoxha.

“Po, sot është liruar nga paraburgimi”, tha shkurt Hoxha.

Kujtojmë se, ‘Burdushi’ ishte shpallur fajtor për mashtrim nga Gjykata Themelore e Prizrenit.

Ai u dënua me 1 vit burgim dhe 5 mijë euro gjobë, atij i ishte ndaluar ushtrimi i profesionit në kohëzgjatje prej 3 vitesh.

Gjykata e Apelit e kishte kthyer në rigjykim rastin e ‘Burdushit’./Gazeta Sinjali/