image Bulliqi heziton ta quan koalicion marrëveshjen me PDK-në, del me një sqarim

Politikë

Bulliqi heziton ta quan koalicion marrëveshjen me PDK-në, del me një sqarim

news image

Sot, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës e zyrtarizuan koalicionin e tyre në Komunën e Podujevës, shkruan Gazeta Sinjali.

Mirëpo, ky zyrtarizimi u bë në “heshtje”. Në postimin e tij në Facebook, kryetari i kësaj komune nga LVV, Shpejtim Bulliqi, publikoi emrat e drejtorëve të rinj dhe ndonëse dy prej tyre ishin nga PDK, i pari i Podujevës nuk e përmendi fare marrëveshjen me këtë parti.

Këtë ujdi madje ai as nuk dëshiron ta quan koalicion, prandaj ka dalë me një sqarim të ri, shkruan Gazeta Sinjali.

Bulliqi thotë se i kanë “përfshi” dy drejtorë dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal nga PDK-ja, me qëllim të “funksionalizimit dhe konsolidimit të legjislativit dhe ekzekutivit të komunës”.

“Duke qenë të vetëdijshëm për mungesën e numrave në Kuvendin Komunal dhe përgjegjësisë që na obligon si parti fituese e zgjedhjeve dhe mirëkuptimit që kemi hasur te grupi i këshilltarëve të PDK-së, kemi bërë më të mirën e mundshme që të vazhdojmë qeverisjen e mirë në katër vitet e ardhshme”, ka shkruar ai në Facebook./GazetaSinjali/