image Bulliqi mundohet të arsyetohet për tubimin e LVV-së: Është e pamundur t'i kontrollosh tubimet spontane

Kosovë

Bulliqi mundohet të arsyetohet për tubimin e LVV-së: Është e pamundur t’i kontrollosh tubimet spontane

news image

Kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili në rezultatet preliminare doli fitues i këtyre zgjedhjeve lokale, Shpejtim Bulliqi, ka deklaruar se tubimi i mbrëmshëm ishte spontan dhe i paorganizuar, shkruan Gazeta Sinjali.

Bulliqi u shpreh se pas fjalimit të tij, u kanë kërkuar qytetarëve të grumbulluar që të shpërndahen nga sheshi.

“Pas 10-15 minutash, sheshi është zbrazur. Nuk ka pasur çështje të organizimit, ai organizim ka qenë spontan. Ne iu kemi afruar masës që të vjen deri tek shpërndarja e tyre. Gjobitja ka ndodhur dy ditë më herët, të premten”, tha ai.

“Prezenca e Isa Mustafës dhe ministrit të Punëve të Brendshme, por edhe të tjerëve që ishin, ka pasur pak a shumë një numër të tillë të prezencës. Është e pamundur t’i kontrollosh tubimet që ndodhin spontanisht”, ka deklaruar Bulliqi në KTV. /Gazeta Sinjali/