image Bugajski: Vuçiq po udhëzohet nga patroni i tij Putin për ta destabilizuar Ballkanin

Rajon

Bugajski: Vuçiq po udhëzohet nga patroni i tij Putin për ta destabilizuar Ballkanin

news image

Analisti i njohur politik, Janusz Bugajski, ka reaguar pas raportimeve se Serbia është furnizuar me armatim të sofistikuar nga Kina përmes rrugëve ajrore të Turqisë.

Ai tha se presidenti serb, Vuçiq po udhëzohet nga presidenti rus, Vladimir Putin, se si ta destabilizojë Ballkanin.

Bugajski gjithashtu tha se Kosova dhe Bosnjë e Hercegovina duhet të anëtarësohen sa më shpejtë në NATO që të parandalohet një luftë e mundshme.

“Vuçiq është udhëzuar nga patroni i tij Putin për ta destabilizuar Ballkanin. Përshpejtimi i anëtarësimit në NATO për Bosnjë Hercegovinën dhe Kosovë, është esencial për ta parandaluar luftën”, ka shkruar Bugajski në Twitter.

/GazetaSinjali/