image Britney Spears planifikon të luftojë në gjyq me ish-bashkëshortin për kujdestarinë ndaj fëmijëve - Sinjali

Showbiz/ Britney Spears planifikon të luftojë në gjyq me ish-bashkëshortin për kujdestarinë ndaj fëmijëve

news image

Kantautorja e njohur dhe shumë e përfolur amerikane Britney Spears, po planifikon luftojë vitin e ardhshëm sërish për marrëveshjen e kujdestarisë së djemve të saj me ish-bashkëshortin, Kevin Federline.

Këngëtarja shpreson që të kalojë më shumë kohë me fëmijët e saj, Preston 14-vjeçar dhe Jayden 13-vjeçar.

Qëllimi i Britney për vitin e ardhshëm është që të shkojë në një gjyq familjar për të rritur kohën e kujdestarisë me djemtë e saj. Ajo do të kalojë kohën me fëmijët për mbrëmjen e Krishtlindjes dhe ata do të shkojnë te babai i tyre në ditën e Krishtlindjes”, ka thënë një burim për “Us Weekly”.

Në muajin shtator një gjyqtar vendosi që artistja të kalonte 30% të kohës me djemtë, ndërsa më parë e kishte të ndarë 50 me 50 me ish-bashkëshortin kur u divorcuan në vitin 2007.

Burime për ‘Us Weekly’ kanë treguar se këngëtarja nuk ka marrëdhënie të mira me Kevin Federline./Gazeta Sinjali/

New Year's resolution: 'Britney’s goal in the new year is to go to family court and petition the judge for increased custody time with the boys,' the insider said

Shpërndaje artikullin