Kantautorja e njohur dhe shumë e përfolur amerikane Britney Spears, po planifikon luftojë vitin e ardhshëm sërish për marrëveshjen e kujdestarisë së djemve të saj me ish-bashkëshortin, Kevin Federline.
Këngëtarja shpreson që të kalojë më shumë kohë me fëmijët e saj, Preston 14-vjeçar dhe Jayden 13-vjeçar.
“Qëllimi i Britney për vitin e ardhshëm është që të shkojë në një gjyq familjar për të rritur kohën e kujdestarisë me djemtë e saj. Ajo do të kalojë kohën me fëmijët për mbrëmjen e Krishtlindjes dhe ata do të shkojnë te babai i tyre në ditën e Krishtlindjes”, ka thënë një burim për “Us Weekly”.
Në muajin shtator një gjyqtar vendosi që artistja të kalonte 30% të kohës me djemtë, ndërsa më parë e kishte të ndarë 50 me 50 me ish-bashkëshortin kur u divorcuan në vitin 2007.
Burime për ‘Us Weekly’ kanë treguar se këngëtarja nuk ka marrëdhënie të mira me Kevin Federline./Gazeta Sinjali/