Avni Llumnica, i akuzuar në rastin “Syri i Popullit” është dënuar me 12 vjet burg. Mirëpo, pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, i dënuari, ka kundërshtuar këtë duke e detyruar policinë ta nxjerrin me dhunë nga seanca.
Për vepra kundër rendit kushtetues dhe vepra të tjera penale janë shpallur fajtor edhe Sadri Rambaja me 5 vite burg, Ragip Sallova me 4 vite, Bajrush Konjusha me 3 vite, Halim Halimi me 3 vite, Rexhep Topllana me 2 vite dhe Behxhet Lluzha me 2 vite.
Ndërkaq, Murat Jashari është i detyruar t’i kryejë 10 vite trajtim psikiatrik. Ndërsa, akuza për Sabit Berishën dhe Lirije Luzhën është refuzuar.
Në rastin “Syri i Popullit” kishin dëshmuar edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli./Gazeta Sinjali/