image “British Airways” synon krijimin e aplikacionit për personat e vaksinuar

Evropë

“British Airways” synon krijimin e aplikacionit për personat e vaksinuar

news image

Kompania e fluturimeve “British Airways”, ka planifikuar të krijojë aplikacionin që do t’ua mundësonte pasagjerëve të jenë më të sigurt, pasi të jenë vaksinuar me vaksinën antiCOVID, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç raporton BBC, ky veprim synohet të bëhet përmes aplikacionit ku njerëzit që kanë marrë dy dozat e vaksinës, mund ta regjistrojnë statusin e tyre në aplikacion.

Ky po cilësohet si aspekti më i duhur për të qenë të sigurt edhe pasagjerët e tjerë, që pacientët e infektuar dhe të vaksinuar, të tregojnë për fazën e tyre.

Në anën tjetër, autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar kanë thënë se do të japin vlerën e duhur për t’i kthyer qytetarët në vendin e tyre më 17 maj. /Gazeta Sinjali/