image Britania rekruton qen për kapjen e minjëve që po han vezët e zogjëve të mbrojtur

Botë

Botë/ Britania rekruton qen për kapjen e minjëve që po han vezët e zogjëve të mbrojtur

news image

Shoqëria Mbretërore për Mbrojtjen e Zogjve (RSPB) do të rekrutojë një qen zbulimi për të ndihmuar në mbrojtjen e zogjve detarë në ishujt britanikë nga kërcënimi i minjve.

Qeni Pooch do t’i bashkohet mbajtësit të saj duke patrulluar në 41 ishuj, 29 prej të cilave janë në Skoci.

Ai do të jetë i pari i këtij lloji që do të trajnohet për një qëllim të tillë, duke marrë frymëzim nga suksesi i skemave të ngjashme në Australi dhe Zelandën e Re.

RSPB do të rekrutojë qenin për të monitoruar të ashtuquajturat Zona të Veçanta të Mbrojtjes, si pjesë e një projekti 1 milion funte nga Bashkimi Evropian.

Menaxheri i projektit RSPB, Tom Churchyard, tha se një qen nuhatës mund të mbulojë një zonë të gjerë shpejt dhe me efikasitet.

“Minjtë mund të shkaktojnë shkatërrim të plotë dhe janë përfshirë në zhdukje në nivel global, pasi ata shkatërrojnë vezët e shpezëve të mbrojtura. Aktualisht, ata kapen me dyllin e qiriut të zhytur në çokollatë. Metodat e tjera të përdorura aktualisht përfshijnë kurthe kamerash dhe tunele gjurmimi në të cilat brejtësit që kalojnë lënë gjurmët. Këto teknika janë mjaft pasive dhe mbështeten te brejtësi për të bashkëvepruar – si për shembull për të përtypur dyllin,” tha Churchyard.

Një rrjet reagimi i shpejtë i vullnetarëve të trajnuar posaçërisht për gjuetarët e brejtësve – të aftë të arrijnë çdo ishull brenda 48 orësh – do të jetë në gatishmëri.

Nëse minjtë gjenden në një ishull, vullnetarët do të vendosen të armatosur me kurthe për të gjuajtur grabitqarët.

“Është e rëndësishme të theksohet se trajnimi do të jetë vetëm për zbulimin e aromave dhe qeni në asnjë mënyrë nuk do të përdoret në kontrollin e brejtësve,” tha Churchyard.    

“Ne e dimë nga përvoja e atyre që punojnë diku tjetër në botë përdorimi i qenve të trajnuar mirë mund të jetë një mjet i shkëlqyeshëm,” shton ai.

Në fillim të këtij viti, një koloni me minj u zbulua në ishullin Forth’s Inchcolm, i cili tërheq mijëra turistë çdo vit për të vizituar abatin e tij Augustini të shekullit 12./Gazeta Sinjali/