image Britania e Madhe uron Kosovën në 12-vjetorin e pavarësisë, kujton ndeshjen në "Fadil Vokrri"

Kosovë

Përvjetor/ Britania e Madhe uron Kosovën në 12-vjetorin e pavarësisë, kujton ndeshjen në “Fadil Vokrri”

news image

Ambasada Britanike në Kosovë ka uruar kosovarët në 12-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, ambasada ka rikujtuar edhe njëherë lojën e futbollit ndërmjet Kosovës dhe Anglisë, duke theksuar mikpritjen që kosovarët i kishin bërë anglezëve atë ditë.

“Gëzuar ditëlindjen e 12-të Kosovë. Gjatë vitit të kaluar edhe një herë ti i ke treguar botës mikpritjen tënde të mrekullueshme, gjatë lojës së parë të futbollit në mes Kosovës dhe Anglisë, në Prishtinë”, shkruan në urimin e ambasadës.

Postimi plotë i Ambasadës Britanike:

Gëzuar ditëlindjen e 12-të Kosovë. Gjatë vitit të kaluar edhe një herë ti i ke treguar botës mikpritjen tënde të mrekullueshme, gjatë lojës së parë të futbollit në mes Kosovës dhe Anglisë, në Prishtinë. Dhe përsëri ke treguar zemrën tënde të madhe, kur pas tërmeteve në Shqipëri shkove me shpejtësi në ndihmë të atyre që ishin në nevojë të madhe.

Marrëdhëniet tona janë ndërtuar përmes historisë dhe vazhdojnë të rriten. Mbretëria e Bashkuar do të jetë partneri yt, përderisa zhvillohesh dhe përparon për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës, dhe për stabilitetin e rajonit./Gazeta Sinjali/