image Brenda një jave nis në Gjakovë ushtrimi më i madh ushtarak amerikan

Siguri

Brenda një jave nis në Gjakovë ushtrimi më i madh ushtarak amerikan

news image

Ushtrimi më i madh ushtarak i SHBA-së që nga Lufta e Dytë Botërore, i cili do të fillojë sot një javë, pra më 17 maj, e përfshin edhe Kosovën, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Flamur Arifaj, i cili tha se këto ushtrime do të mbahen në komunën e Gjakovës dhe do të zgjasin deri më 29 maj.

“Siç ju kem njoftuar, ushtrime do të mbahen ne lokacionin e quajtur ‘Babaj i Bokës’, në komunën e Gjakovës. Sa i përket përmbajtjes së ushtrimeve do të njoftoheni me kohë nga FSK-ja dhe me datë 28 maj do të jetë D-Day ku do të marrin pjesë të gjithë udhëheqësit shtetërorë dhe po ashtu mediat, të cilat do të kenë mundësi që të marrin pamje nga vendi i ushtrimeve dhe prononcimet e liderëve shtetërorë”, tha Arifaj për Sinjalin.

Forca e Sigurisë së Kosovës ka mbi 1 vit e gjysmë që përgatitet t’i ushtrojë 330 ushtarë të saj bashkë me 26 kombe tjera, për t’u bërë pjesë e aktiviteteve ushtarake në kuadër të “Defender 2021”.

Ushtrimet teorike veçse kanë nisur këtë të hënë në Gjakovë, për t’iu paraprirë atyre praktike.

Shefi i departamentit për operacione dhe trajnime në Forcën e Sigurisë së Kosovës, kolonel Ejup Maqedonci, ka treguar se cila do të jetë përmbajtja e ushtrimit.

“Njësia jonë do të zhvendoset në Babaj të Bogës për të kryer një operacion të rikthimit të gjendjes në normalitet pasi që në skenarin që e kemi përgatitë me ushtrinë amerikane është paraparë një depërtim i armikut brenda zonës”, tha Maqedonci në KlanKosova.

Nga 28 mijë trupa të shpërndarë në Ballkan, Detin e Zi dhe vendet Baltike, në Kosovë do të zbarkojnë nikoqirët e Defender, ushtarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që do ta mbështesin FSK-në në këmbësori.

E vetë ushtarët e Kosovës do të ushtrojnë edhe në Shqipëri si vend mik dhe në Kroaci./Gazeta Sinjali/