image Brenda një dite, Policia arrin të arrestojë shtatë persona të kërkuar nga Gjykatat

Siguri

Brenda një dite, Policia arrin të arrestojë shtatë persona të kërkuar nga Gjykatat

news image

Policia e Kosovës për çdo ditë arrin që të arrestojë persona të cilët janë në kërkim për kryerjen e veprave penale të ndryshme. Gazeta Sinjali vazhdimisht ka raportuar për të tilla raste, kur personat e kërkuar me urdhëresë të Gjykatave bien në duart e organeve të rendit. Por pavarësisht dënimit, shumë nga ta lirohen pasi që paguajnë obligimet ndaj Gjykatave.

Sinjali mëson se vetëm gjatë ditës së djeshme janë arrestuar gjashtë persona të cilët tash e një kohë ishin në kërkim policor.

Në fshatin Magure të Lipjanit, një 31-vjeçar është prangosur, pasi i njëjti po kërkohej me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Ai është liruar pas pasgesës në Gjykatë.

Po ashtu në të njëjtin fshat është arrestuar edhe një 25-vjeçar. Ai pas arrestimit është dërguar në Gjykatë ku ka kryer pagesën dhe i njëjti më pas është liruar.

Edhe një i dënuar me burgim në fshatin Begunc të Vitisë, është liruar pasi që në vend se të vuante dënimin me burg, ai ka zgjedhur të paguajë gjobën përmes të cilës i mundësohej të lirohej.

Një 41-vjeçar që po kërkohej me urdherëse të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, pasi i njëjti ishte dënuar me burgim për dy vepra penale, po ashtu është liruar pasi është kapur nga Policia. Ai ka kryer pagesën për të cilën detyrohej dhe më pas i është hequr urdhër arresti.

Me dy urdhëresa nga Gjykata po kërkohej edhe një 34-vjeçar në Viti. Ai është arrestuar mbrëmë në fshatin Sadovinë e Qerkezëve dhe i njëjti pas arrestimit ëshë dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

Dënimit me burg pasi ka paguar gjobën i ka shpëtuar edhe një burrë në Vushtrri. Ai po kërkohej me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Mitrovicë dhe i njëjti pas pagesës është liruar.

Edhe në orët e mëngjesit të ditës së sotme, në Pejë është arrestuar një person që po kërkohej pasi ishte dënuar për armëmbajtje pa leje.

/GazetaSinjali/