image Brenda 24 orëve raportohen dy persona të humbur, njëra në Fushë Kosovë, tjetri në Prishtinë

Siguri

Brenda 24 orëve raportohen dy persona të humbur, njëra në Fushë Kosovë, tjetri në Prishtinë

news image

Më datë 15 dhe 16 dhjetor, në pjesën e parë të ditës, pranë organeve kompetente janë raportuar dy raste të personave të humbur, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç bëjnë të ditur burimet e Gazetës Sinjali, rasti i parë është paraqitur në Prishtinë, ku një grua ka raportuar se djali i saj, i cili dyshohet të jetë me probleme psikike, është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Ndërsa, një ditë më vonë në rrugën “Epiri” në Fushë Kosovë, një grua ka raportuar se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Gazeta Sinjali mëson se për të dy rastet janë duke vazhduar hetimet, mirëpo deri më tani nuk ka ndonjë risi në këtë drejtim.

/Gazeta Sinjali/