Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 14 raste të falsifikimit të parasë në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Në raport bëhet e ditur se rastet e falsifikimit janë nga këto qytete: Prishtinë 4 raste, Fushë Kosovë 1 rast, Drenas 2 raste, Podujevë 2 raste, Gjilan 2 raste, ndërsa në Ferizaj 3 raste të tjera.
Sipas Policisë në total në tërë territorin e Republikës së Kosovës janë konfiskuar 3 mijë e 878,5 euro.
Më poshtë detajet e plota nga raporti i Policisë:
- Prishtinë 16.03.2022-14:20 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit te i njëjti janë gjetur në posedim dhe konfiskuar 1100 € të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
- Rr. C, Prishtinë 15.03.2022 – 19:30. Ankuesja femër kosovare zyrtare e bankës, ka informuar se nga një klient është deponuar një monedhë prej 100 euro e falsifikuar. Monedha është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
- Rr. Nënë Tereza, Fushë Kosovë 28.01.2022 – 10:40. Ankuesi mashkull kosovar zyrtar i bakës, ka informuar se nga klient të ndryshëm janë deponuar 729 euro, në bankënota të ndryshme, të cilat janë të falsifikuara. Të gjitha monedhat janë konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
- Rr. UÇK-së, Prishtinë 16.03.2022 – 13:30. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se nga bankomati i bankës, ka tërhequr një monedhë prej 100 euro, të falsifikuar. Monedha është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
- Gllogoc 16.03.2022 – 11:20. Ankuesja femër kosovare zyrtare e bankës, ka informuar se nga një klient është deponuar një monedhë prej 100 euro e falsifikuar. Monedha është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
- Rr. Robert Doll, Prishtinë 16.03.2022 – 18:30. Ankuesja femër kosovare zyrtare e bankës, ka informuar se nga klient të ndryshëm janë deponuar 599.5 euro, në bankënota të ndryshme, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Të gjitha monedhat janë konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
- Llapushnik 16.03.2022 – 20:24. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se në vendin e punës në market ka pranuar një monedhë prej 100€ e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha është konfiskuar për ekzaminim. Rasti është duke u hetuar.
- Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë, 16.03.2022 – 16:40. Ankuesi mashkull kosovar zyrtar i bakës, ka informuar se nga një klient janë deponuar 500 euro, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Monedha është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
- Rr. Hys Popova, Podujevë, 16.03.2022 – 19:45. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në vendin e punës në market ka pranuar një monedhë prej 100€ e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha është konfiskuar për ekzaminim. Rasti është duke u hetuar.
- Rr. Nënë Tereza, Gjilan 21.02.2022 – NN. Ankuesi mashkull kosovar zyrtar i bakës, ka informuar se një klient ka deponuar një monedhë prej 200 euro të e dyshuar si e falsifikuar. Monedha është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. 03220
- Rr. Nënë Tereza, Gjilan 01.03.2022 – NN. Ankuesi mashkull K-Shqiptar zyrtar i bakës, ka informuar se një klient ka deponuar një monedhë prej 50 euro, e dyshuar si e falsifikuar. Monedha është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
- Rr. Vëllezërit Gërvalla, Ferizaj 16.03.2022 – 13:30. Ankuesi mashkull kosovar zyrtar i bakës, ka informuar se një klient ka deponuar një monedhë prej 50 euro të dyshuar të falsifikuar. Monedha është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
- Rr. Vëllezërit Gërvalla, Ferizaj 16.03.2022 – 13:30. Ankuesi mashkull kosovar zyrtar i bakës, ka informuar se një klient ka deponuar një monedhë prej 100 euro e dyshuar si e falsifikuar. Monedha është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
- Rr. Vëllezërit Gërvalla, Ferizaj 16.03.2022 – 13:30. Ankuesi mashkull kosovar zyrtar i bakës, ka informuar se një klient ka deponuar një monedhë prej 50 euro e dyshuar si e falsifikuar. Monedha është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.