image Brenda 24 orëve grabiten dy pompa të derivateve në rajonin e Prishtinës

Siguri

Brenda 24 orëve grabiten dy pompa të derivateve në rajonin e Prishtinës

news image

Dy pika të ndryshme të derivateve janë grabitur brenda 24 orëve në rajonin e Prishtinës, me ç’rast janë vjedhur para dhe gjëra tjera, raporton Gazeta Sinjali.

Policia njofton se njëri rast ka ndodhur në Obiliq, rreth orës 01:50, ku dy persona të maskuar nën kërcënimin e thikës kryer grabitjen, mirëpo nuk raportohet për të lënduar.

Viktima ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në pikën e derivateve, dy persona të panjohur të maskuar nën kërcënimin e thikës, i kanë grabitur një telefon celular, 100 euro para kesh dhe disa pako të cigareve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa, rasti tjetër ka ndodhur në fshatin Preoc të Graçanicë, rreth orës 13:08. Rastin në polici e ka raportuar menaxheri i pompës së derivateve, sipas të cilit, një i dyshuar ka hyrë në një nga zyrat e pompës dhe aty ka vjedhur një çantë në të cilën kishte para të gatshme.

Sipas policisë, në të dyja rastet, të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur, mirëpo janë duhet vazhduar hetimet për zbardhjen e rastit. /GazetaSinjali/