image “Bregu i Diellit” që 8 orë pa ujë, nga ujësjellësi thonë se janë ende duke punuar për ta sanuar problemin

Kosovë

“Bregu i Diellit” që 8 orë pa ujë, nga ujësjellësi thonë se janë ende duke punuar për ta sanuar problemin

news image

Banorët e lagjes “Bregu i Diellit” në Prishtinë kanë mbetur pa ujë të pijshëm tash e 8 orë për shkak të dëmtimit të gypit të ujit në rrugën “Xheladin Hana”, shkruan Gazeta Sinjali.

Por, këta banorë të kësaj pjese të kryeqyeti do të vazhdojnë të qëndrojnë pa ujë, për shkak se KRU “Prishtina” ka njoftuar se ende nuk ka përfunduar sanimi i problemit.

“Po vazhdon sanimi i gypit të ujit me diametër fi 600 mm në lagjen ” Bregu i Diellit “, rruga ” Xheladin Hana”. Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit bashkë me menaxhmentin teknik, janë në vendngjarje. Natyra e dëmtimit e ndërlikuar. Puna e tyre në sanim, me përkushtim të jashtëzakonshëm. Shpresojmë që sa më shpejtë të realizohet suksesshëm sanimi i defektit. Në të njejtën kohë, kërkojmë mirëkuptim”, thuhet në njoftimin e ujësjellësit./Gazeta Sinjali/