image Brazili e mbyll pjesën e parë me 'poker' ndaj Koresë së Jugut - VIDEO

Futboll

Brazili e mbyll pjesën e parë me ‘poker’ ndaj Koresë së Jugut – VIDEO

news image

Brazili ka mbyllur 45 minutëshin e parë ndaj Koresë së Jugut në avantazhin e plot 4 golave.

Brazilianët tashmë duket se janë me një ‘këmbë’ në çerekfinale pas një spektakli duke realizuar ‘pokerin’ në pjesën e parë.

Vinicius e zhbllokoi sfidën duke realizuar në minutën e 7-të, kurse gjashtë minuta më vonë Neymar dyfishoi epërsinë pasi u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën e 13-të.

Richarlison e trefishoi epërsinë pas një super-aksioni nga brazilianët në minutën e 29-të, vetëm për t’u bërë ‘pokeri’ në minutën e 36-të nga Lucas Paqueta.

/GazetaSinjaliSport/