Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të çerekfinales së Copa America, shkruan Sinjali Sport.
Brazili e ka eliminuar Kilin, pasi e mposhti me rezultat minimal 1-0.
Lucas Paqueta ishte heroi i vendasve, duke e shënuar golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 46-të.
Për kombëtaren më të trofeshme të këtij kompeticioni në minutën e 48-të Gabriel Jesus e mori karton të kuq, që e la ekipin pa një lojtarë, por që ia arritën të sigurojnë kualifikimin.
Në tjerrën anë u zhvillua një super ndeshjes me Perusë dhe Paraguait.
Ky duel fituesin e gjeti përmes penaltive, pasi që në fushë u ndan baras 3-3.
Peruja me anë të penaltive u kualifikua tutje në gjysmëfinale, duke realizuar 4 penalti, derisa Paraguai 3.
Ky takim i kishte të gjitha, duke e vërtetuar edhe një herë futbollin e ashpër që zhvillohet në Amerikën Latine.
Paraguai e nisi më mirë takimin duke shënuar të parët me Gustavo Gomez (11’), futbollist i cili më pas u bë edhe fytyra tragjike, pasi realizoi autogol në minutën e 21-të dhe në kohën shtesë të pjesës së parë u ndëshkua me të kuq.
Gianluca Lapadula i kaloi në epërsi Perunë (40’), derisa Junior Alonso barazoi (54’).
Më pas 10 minutat e fundit ishin edhe më dramatik, ku Peruja përsëri kaloi në epërsi me anë të Yoshimar Yotun (80’), por pesë min më vonë Andre Carrillo barasoi peshat në fushë pasi mori kartonin e dytë të verdhë.
Gabriel Avalos në minutën e 90-të realizoi për Paraguain, duke e barazuar rezultatin.
Pas përfundimit të këtyre ballafaqimeve, janë mësuar gjysmëfinalistët e parë, me Perunë e Brazilin që do përballen mes veti.
Gjysmëfinalja tjetër pritet të mësohet pas përfundimit të dy çerekfinaleve që zhvillohen sot mes Uruguait – Kolumbisë dhe Argjentina – Ekuadori. /Gazeta Sinjali Sporti/