Arsenali do ta vizitojë skuadrën e Bournemouth në kuadër të xhiros së tretë të edicionit të ri 2022-23 në Premier League.
Londinezët kanë fituar dy xhirot e para të sezonit, me Man Cityn si dy skuadrat e vetme me pikë të plota pas dy xhirove.
Të rejat nga skuadrat:
- Bournemouth do të bëjë një thirrje të vonuar për gjendjen fizike të sulmuesit Dominic Solanke, i cili ka pasur një lëndim në kyçin e këmbës.
- Joe Rothwell dhe Ryan Fredericks mbeten jashtë por Jordan Zemura është në garë pas rikuperimit nga Covid-19.
- Arsenali mund të emërojë të njëjtin formacion startues në secilën nga tre ndeshjet e tyre hapëse të sezonit për herë të parë që nga viti 2003.
- Nënshkrimi i ri Fabio Vieira është i gatshëm dhe mund të bëjë debutimin e tij, ndërsa Cedric Soares dhe Emile Smith-Rowe janë gjithashtu në dispozicion.
Statistika kokë-më-kokë:
- Bournemouth ka fituar vetëm një nga 10 ndeshjet e fundit të Premier League kundër Arsenalit (2 barazime, 7 humbje).
- Ndeshja e parë konkurruese e Mikel Arteta në krye të Arsenalit ishte një barazim 1-1 kundër Bournemouth në ‘Boxing Day’ 2019, që ishte takimi më i fundit i ligës midis dy palëve.
Bournemouth
- Bournemouth është i pamposhtur në 11 ndeshjet e fundit të ligës në shtëpi (7 fitore, 4 barazime).
- Humbja e tyre e fundit në shtëpi ishte humbja 1-0 nga Boreham Wood në raundin e katërt të FA Cup në shkurt.
- ‘Qershitë’ mund të mbajnë katër porta radhazi të praprekura në shtëpi në ligë për herë të parë që nga viti 2010, kur ata po luanin në Ligën e Dytë.
- Skuadra e Scott Parker ka arritur vetëm 10 goditje në dy ndeshjet e tyre hapëse në Premier League, më së paku në divizion.
- Kieffer Moore ka shënuar në secilën nga tre ndeshjet e tij të fundit në ligë në shtëpi.
- Goli i radhës i Dominic Solanke do të jetë i 50-ti i tij në të gjitha garat për Bournemouth.
Arsenali
- Arsenali po kërkon të fillojë një sezon me tri fitore radhazi në Premier League për herë të parë në 18 vjet.
- ‘Topçinjtë’ mund të mbajnë një portë të paprekur në dy ndeshjet e tyre hapëse si mysafir për herë të parë që nga viti 1993.
- Skuadra e Mikel Artetës nuk ka barazuar asnjë nga 19 ndeshjet e fundit në Premier League, ecuria më e gjatë e tillë në divizion.
- Bukayo Saka është në prag për t’u bërë lojtari i dytë më i ri që arrin 100 paraqitje në Premier League për Arsenalin, pas Cesc Fabregas.
Formacionet e mundshme (FOTO):
Parashikim i ndeshjes: 0-2