Jeff Bezos ka përfituar 24 miliardë dollarë prej krizës dhe izolimit të shkaktuar nga COVID-19 dhe kjo për një arsye shumë të thjeshtë.
Bezos është pronar i Amazon, kompanisë më të madhe të shitjeve online në internet dhe tashmë që shumica e vendeve janë të izoluara dhe nën “Lock- Down” prej masave strikte, qytetarët i janë drejtuar blerjeve online.
Tashmë Bezos ka një pasuri të deklaruar prej 138 miliardë dollarë, sipas Bloomberg Billionaires Index.
Po ky Indeks ka deklaruar se 500 personat më të pasur në gjithë botën kanë humbur së bashku $553 miliardë dollarë vetëm këtë vit. /Gazeta Sinjali/