image Shefi i "Amazon" shumë shpejt mund të bëhet trilioneri i parë në histori

Botë

Shefi i “Amazon” shumë shpejt mund të bëhet trilioneri i parë në histori

news image

Jeff Bezos, pronari i “Amazon”, kompanisë më të madhe online që merret me shitje dhe blerje, shumë shpejtë mund të bëhet trilioneri i parë në histori.

Teksa pandemia e koronavirusit gjunjëzoi botën dhe shumë njerëz mbetën pa punë, Bezos i kapi majat. Shefi i Amazon, Jeff Bezos ishte njeriu më i pasur në planet para pandemisë, por gjatë pandemisë, të ardhurat e tij u rritën në mënyrë të frikshme.

Së shpejti ai mund të bëhet trilioneri i parë në histori, duke “gjunjëzuar” edhe bosët më të mëdhenj në botë.

Vlera e aksioneve të “Amazon” është rritur në rreth 30 për qind këtë vit, duke rritur pasurinë personale të Bezos në 150 miliardë dollarë. Ndërsa kërkesa për blerjet në internet, transmetimi dhe ofrimi i shërbimeve pësuan një rritje, si kurrë më parë.

Dhe ekspertët thonë se pasuria prej 1 trilion dollarë është e mundshme deri në vitin 2026, duke marrë parasysh fitimet e mëdha të tij./ Gazeta Sinjali/