image 'Amazon' merr miratimin për sistemin e shpërndarjes së dronëve

Internet

‘Amazon’ merr miratimin për sistemin e shpërndarjes së dronëve

news image

Gjiganti i shitjes me pakicë në internet, ‘Amazon’, ka marrë miratimin nga rregullatori i aviacionit amerikan për të vazhduar me programin e saj të shpërndarjes së dronëve.

Zëvendëspresidenti i ‘Prime Air Amazon’, David Carbon, përmes një deklarate tha se çertifikimi e afron kompaninë më afër qëllimit të saj.

“Çertifikimi e afron kompaninë më afër qëllimit të saj për një shërbim autonom të shpërndarjes së dronëve, që një ditë do të shpërndajë paketa për klientët tanë në të gjithë botën”, tha Carbon.

Kompania “Amazon” nuk pranoi të saktësojë një datë se kur do të jetë në gjendje të ofrojë shpërndarjen e dronëve në masë. /Gazeta Sinjali/