image Borxhi publik i Kosovës shkon mbi 1 miliard euro, shkak të hyrat e ngadalta tatimore

Kosovë

BQK/ Borxhi publik i Kosovës shkon mbi 1 miliard euro, shkak të hyrat e ngadalta tatimore

news image

Për çdo vit, borxhi publik i Kosovës po shënon rritje. Sipas të dhënave të fundit zyrtare të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës, deri tani ky borxh ka arritur në 1 miliard e 190 mijë euro.

Në raportin e BQK-së theksohet se borxhi është 10.7% më i lartë, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak, shkruan Gazeta Sinjali.

“Sektori fiskal deri në muajin shtator u karakterizua me rritje të të hyrave prej 6.9 për qind dhe ngadalësim të rritjes së shpenzimeve buxhetore prej 3.8 për qind. Rrjedhimisht, buxheti i Kosovës regjistroi suficit primar buxhetor prej 39.1 milionë euro (0.8 milionë euro deficit në periudhën e njëjtë të vitit 2018). Borxhi publik në tremujorin e tretë të 2019-së ka arritur në 1.19 miliard euro, që është për 10.7 për qind më i lartë krahasuar me tremujorin e tretë të 2018-së. Si përqindje e PBB-së, borxhi publik ka arritur në 17.4 për qind nga 16.9 për qind sa ishte në tremujorin e tretë të 2018-së”, thuhet në raportin e BQK-së.

Sipas BQK-së, kjo rritje u karakterizua me shtimin e borxhit të brendshëm.

“Rritja e borxhit publik i atribuohet rritjes së borxhit të brendshëm prej 17.1 për qind, i cili ka arritur në 722 milionë euro, ndërsa borxhi i jashtëm publik ka shënuar rënie prej 2.1 për qind duke arritur në 409.4 milionë euro”, thekson raporti.

Po ashtu, BQK shpjegon se rritja e madhësisë së borxhit ka ardhur nga ngadalësimi i të hyrave tatimore. /Gazeta Sinjali/