image Borxhet dhe abuzimi me alkoolin shtyjnë burrin në Lipjan drejt dhunës në familje, e rrah gruan dhe ia merr djalin 5-vjeçar

Siguri

Borxhet dhe abuzimi me alkoolin shtyjnë burrin në Lipjan drejt dhunës në familje, e rrah gruan dhe ia merr djalin 5-vjeçar

news image

Tragjeditë familjare, dyshimet për tradhti, abuzimi me alkoolin e bixhozin dhe xhelozia bëhen shpesh shkaktarë të dhunës që përjetojnë gratë në Kosovë nga partnerët e tyre, e që ndër vite shumë raste të tilla kanë përfunduar tragjikisht, raporton Gazeta Sinjali.

Konsumimi i tepërt i alkoolit dhe borxhet e shumta në të cilat është futur, dyshohet të kenë rënduar situatën në një familje në Lipjan.

Sinjali mëson se një 27-vjeçare ka denoncuar në Polici të shoqin, për të cilin ka deklaruar se ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Bazuar në dëshminë e saj, i dyshuari abuzon me alkoolin, bën shpenzime të pakontrolluara dhe futet në borxhe të cilat më pas ndikojnë tek ai që të ketë veprime të dhunshme në shtëpi.

Sipas saj, mbrëmë i dyshuari e ka rrahur dhe e ka marrë djalin e tyre 5-vjeçar, duke e larguar nga nëna e tij dhe duke e dërguar te familja e tij në fshatin Krojmir.

Si pasojë e dhunës që ka përjetuar, viktima ka marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

26-vjeçari para hetuesve policorë ka mohuar të ketë ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Me urdhër të prokurorit, 48-vjeçari është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’, kurse viktima bashkë me fëmijën janë dërguar në strehimore.

/GazetaSinjali/