image Borussia Dortmund me lehtësi fiton ndeshjen e fundit të sezonit

Futboll

Borussia Dortmund me lehtësi fiton ndeshjen e fundit të sezonit

news image

Borussia Dortmund u takua me Bayer Leverkusenin në javën e fundit të Bundesligës, shkruan Sinjali Sport.

Dortmundi mposhti mysafirët pa vështirësi me rezultat 3-1.

Një nga futbollistët më të mirë në botë e me të ardhme të ndritur Erling Halaand realizoi dy herë dhe një tjetër kapiteni Marco Reus për vendasit, ndërsa Lars Bender shënoi golin e nderit për mysafirët.

“Verdhezinjtë” e përfunduan stinorin si e treta në Bundesligë me 64 pikë.

Mysafirët po ashtu e kanë siguruar një vend për Evropë, veçse në Ligën e Evropës nga pozita e gjashtë me 52 pikë. /Gazeta Sinjali Sporti/