image Borrell: BE-ja dënon sulmin terrorist ndaj Ministrisë së Brendshme turke në Ankara

Evropë

Borrell: BE-ja dënon sulmin terrorist ndaj Ministrisë së Brendshme turke në Ankara

news image

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell ka thënë se Bashkimi Evropian e dënon sulmin që ndodhi sot në mëngjes në Ankara, ku u plagosën dy zyrtarë policorë.

Borrelli me anë të një postimi në platformën X, teksa shprehi solidaritetin e tyre me shtetin turk u ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve.

“BE dënon sulmin terrorist ndaj Ministrisë së Brendshme turke në Ankara, duke plagosur disa policë. Ne shprehim solidaritetin me Turqinë dhe i urojmë shërim të shpejtë të plagosurve”, shkroi Borrell.

Mediat turke kanë publikuar pamje nga momenti i shpërthimit, të cilat mund t’i shikoni në linkun më poshtë:

/GazetaSinjali/