image Boris Jonhson lirohet nga spitali, vazhdon shërimin në shtëpi

Botë

Botë/ Boris Jonhson lirohet nga spitali, vazhdon shërimin në shtëpi

news image

Kryeministri i Britanisë Boris Johnson ka lënë spitalin ditën e sotme, për të vazhduar kurimin në shtëpi.

Johnson është i infektuar me koronavirus, ndërsa ka qenë i shtruar për disa ditë në spital duke u trajtuar në terapi intensive.

Ai nuk do të kthehet menjëherë në punë, por do të pushojë për disa ditë, ndërsa do të bëjë edhe testet e tjera për koronavirus.

“Kryeministri është liruar nga spitali për ta vazhduar shërimin në rezidencë. Me këshillën e mjekëve, ai nuk do të kthehet menjëherë në punë. Ai dëshiron ta falënderojë tërë stafin e spitalit për kujdesin e mrekullueshëm që e ka marrë”, tha një zëdhënës i qeverisë.

Johnson u diagnostikua me koronavirus në datën 26 mars, së bashku me të fejuarën shtatzënë./Gazeta Sinjali/