image Boris Johnson flet për Mbretëreshën Elizabetë pasi nuk shkoi në samitin e G20

Botë

Boris Johnson flet për Mbretëreshën Elizabetë pasi nuk shkoi në samitin e G20

news image

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka thënë se Mbretëresha Elizabetë II ka qenë në formë të mirë gjatë kësaj jave kur ai ka biseduar me të.

Deklarata e tij vjen një ditë pasi Pallati Buckingham ka thënë se 95-vjeçarja duhet të pushojë për dy javë sipas doktorëve të saj.

“Unë kam biseduar me madhërinë e saj, unë këtë e bëj çdo jave sepse është pjesë e punës time dhe ajo ishte shumë mirë me shëndet”, ka thënë Johnson në ITV News ku është duke qëndruar për të marrë pjesë në samitin e G20 në Romë.

Ai theksoi se duhet të respektohet udhëzimi i doktorëve të cilët kanë thënë që ajo të pushojë, duke shtuar se të gjithë duhet t’i dëshirojnë asaj më të mirën, shkruan NBC News.

Javën e kaluar mbretëresha kishte qëndruar për një natë në spital, ajo kishte për të marrë pjesë në samitin e G20-s, por e pati të pamundur shkaku i gjendjes shëndetësore./GazetaSinjali/