Krye-diplomati evropian, Josep Borrell, është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Konferencën e Mynihut.
Borrell ka diskutuar për nevojën për të avansuar në Propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe rëndësinë e harmonizimit të Politikave të Përbashkëta të Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Evropian.
“Të dyja janë kyçe për rrugën e Serbisë në BE”, ka shkruar Borrelli në Twitter.
Met with @predsednikrs at #MSC23 to discuss, ahead of the High Level Dialogue Meeting I am convening on 27 February, the need to advance on the EU Proposal on normalisation of relations with Kosovo and the importance of CFSP alignment.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) February 18, 2023
Both are key for Serbia’s EU path. pic.twitter.com/hXEMUYFIGw